Futsal Shkupi vazhdon me fitore

Futsal Shkupi ka shënuar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara në elitën e futsalit vendor, teksa sonte si vendas me rezultatin 3:1 mundi Mal Ajaksin, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse pritej një fitore më e thellë nga ana e kampionëve në fuqi të vendit, gjërat nuk dolën të jenë ashtu edhe në parket, pasi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Tabunë e golave në këtë ndeshje e theu Erkan Seferi, i cili edhe pse jo plotësisht i rikuperuar, u inkuadrua në lojë dhe kreu detyrën e tij me sukses. Të liruar nga gërçi i golilt, “bardheblutë” me anë të Ferid Agushit shënuan edhe golin e dytë, ndërsa Zoran Leveski shënoi për 3:0. Deri në fund të takimit mysafirët gjithçka që mundën të bënin, ishte goli i nderit, që në fund vlejti vetëm për statistikë.

Rikujtojmë FC Shkupi e nisi sezonin e ri me fitore të thellë 10:0 ndaj Cikos, që më pas në kuadër të javës së dytë të shënojë fitore 8:5 ndaj Zhelezarecit.

Ndeshjen e javës së katërt skuadra nga Çairi do ta zhvillojë të dielën po në palestrën “Enver Idrizi” përballë skuadrës së Crna Rekës.

Leave a Reply