Kur isha i vogël bëja tifo për Milanin, mirëpo më pas ndërrova mendje…

Milan dhe Juventusi, pa dyshim se janë dy ndër skuadrat më të mira në historinë e futbollit italian, por edhe atij europian. Nëpër këto dy skuadra kanë luajtur shumë yje të futbollit botëror, ndërsa pjesë e kampionëve në fuqi të Juves aktualisht është edhe një ndër mbrojtësit më të mirë, Xhiorxhio Kielini.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Juventusit, i ftuar në një program teksa është pyetur nga tifozët e vegjël, djem dhe vajza, ka zbuluar shumë sekrete të karrierës së tij për “Junior Member”.

“I vogël isha tifoz me Milanin, për fat të keq. Më pas, u përmirësova, duke u rritur u bëra edhe më i mençur. Maldini ishte i preferuari im. Kam një vëlla binjak, ai ishte juventin dhe doja një tjetër ekip për të qenë rivalë, ndaj u bëra me Milanin, por imagjinoni se si u ndje ai kur në moshën 20 vjeç më bleu Juventusi. U dashurova me këtë fanellë dhe histori, saqë sot nuk një tjetër juventin në botë më shumë se sa unë!”.

Sulmuesi më i vështirë? “Hiq Messi dhe Ronaldo, që janë jashtëtokësorë, Ibrahimovic është ai që më ka vënë në vështirësi. E kam pasur edhe shok ekipi. Forcë fizike, shpejtësi, teknikë, personalitet”.

Festimi si Gorilla: “Më pëlqen Gorilla dhe kafshët, por në shtëpi nuk i mbaj dot të gjithë! Doja një festim ndryshe dhe doja Hulk në fakt, por e kishte bërë Adriano, ndaj vendosa King Kongun”…

Leave a Reply