Duka falenderon Muamed Sejdinin për mbeshtetjen (VIDEO)

Numri një i futbollit shqiptarë Armando Duka publikisht ka shprehur mirënjohje për kryetarin e Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini për mbështetjen e vazhdueshme që ky i fundit ofron në interes të avansimit të futbollit në rajon. Tashmë është e njohur se me ardhjen e Sejdinit në pozitën e kryetarit, bashkëpunimi mes dy federatave është thelluar dhe ekziston një koordinim i vazhdueshëm bashkë me Federatën e futbollit të Kosovës. Së fundmi kënaqësinë e këtij bashkëpunimi e ka shfaqur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili fillimisht përshëndeti Muamed Sejdinin në fjalimin e tij në inaugurimin e stadiumit të ri kombëtarë “Air Albania” në Tiranë ku morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të UEFA-së në krye me presidentin Aleksandar Çeferin, ndërsa nuk ka munguar edhe shprehja e mirënjohjes me një telegram përmes postës elektronike në adresë të të parit të FFM-së.

“I nderuar president, i dashur miku im Muamed. Më lejo që përmes kësaj letre, të shpreh gjithë falemenderimin tim të përzemërt për pjesëmarrjen në ceremoninë inauguruese të stadiumit tonë të ri “Air Albania”. Dita e djeshme nuk ishte thjesht inaugurimi i një vepre madhore infrastrukturore, i pari i këtyre përmasave në Shqipëri, por pikënisja e një epoke të re që do të njohë futbolli në vijim, ku emocionet e sportit më të dashur për shqiptarët do përjetohen në komplekse sportive bashkëkohore dhe të standardeve më të larta Europiane”, thuhet në letrën e Dukës drejtuar Sejdinit, duke vijuar: “Ishte një privilegj për mua që në këtë ditë të shënuar, të isha i rrethuar me miq të mirë, të cilët kontribuojnë me zell e pasion për të çuar përpara lojën tonë të bukur të futbollit. Edhe një herë, duke shprehur mirënjohjen e thellë për pranimin e ftesës sime, ju falenderoj që ishit pjesë e festës sonë në Tiranë”, përfundoj letra falenderuese e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, drejtuar numrit një të futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

BASHKËPUNIMI FFM-FSHF, DUKA FALËNDERON SEJDININ PËR MBËSHTETJENTelevizioni Shenja siguron letrën e Armando Dukës dërguar presidentit të FFM-së, Muamed Sejdini 👇👇

Публикувахте от Sportmania в Сряда, 20 ноември 2019 г.

Krerët e FFM-së, FSHF-së dhe FFK-së do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen për projekte që janë në të mirë të futbollit në rajon. /Shenja/

 

Leave a Reply