Zbulohen vazot e Euro2020

Janë ndarë sot katër vazot me kombëtaret e kualifikuara në “Euro2020”. Në vazon e parë ndodhen kombëtaret e para nga grupi “A” deri te ai “F”, në vazon e dytë, janë skuadrat që janë renditur të parat në Grupet “G”, “H”, “I”, “J”, si dhe vendet e dyta të Grupeve “A” dhe “B”.

Në vazon e tretë, janë ekipet përfaqësuese që janë renditur në vend të dytë nga Grupi “C”, deri në Grupin “H”. Në vazon e katërt, janë dy skuadrat që kanë dalë në vend të dytë në Grupin “I” dhe”J”, si dhe katër skuadra që do të vijnë nga Liga e Kombeve, e ku në garë janë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, por edhe ajo e Kosovës, skuadra këto që me 26 mars në Shkup do të përballen në ndeshjen gjysmëfinale.

Shorti i grupeve të Europianit do të hidhet me datë 30 nëntor, në orën 18:00 në Beograd. Grupet do të përbëhen nga katër skuadra, nga një skuadër e secilës vazo, duke i bërë përballjet shumë interesante.

Vazo e parë: Belgjika, Italia, Anglia, Gjermania, Spanja dhe Ukraina.
Vazo e dytë: Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Holanda dhe Rusia.
Vazo e tretë: Portugalia, Turqia, Danimarka, Austria, Suedia dhe Republika Çeke.
Vazo e katërt: Uellsi, Finlanda + 4 kombëtaret e kualifikuara nga Liga e Kombeve.

 

 

Leave a Reply