Faqja e “EURO 2020” pyet: A do ta udhëheq Rashica Kosovën drejt kampionatit europian?

Faqja zyrtare e kampionatit evropian “Euro 2020” në rrjetet sociale ka diskutuar rreth mundësisë së kualifikimit të përfaqësueses së Kosovës në kampionatin e ardhshëm europian.

“A do ta udhëheq Rashica Kosovën drejt kampionatit europian?” – është pyetja që kanë shtruar zyrtarët e Euro 2020 për tifozët.

“Po, padyshim ata e meritojnë”, “Po, Rashica dhe Muriqi do të jenë liderët e Kosovës në europian” janë disa nga përgjigjet e tifozëve shqiptarë e të huaj.

Për të siguruar biletën në kampionatin evropian, “Dardanët” duhet të fitojnë dy ndeshje. Fillimisht me 26 mars në Shkup duhet të mundin Maqedoninë e Veriut në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, e më pas në rast fitoreje të shënonin fitore edhe në ndeshjen finale të Ligës “D”, e ku për një vend në gjysmëfinalen tjetër do të diskutojnë Bjellorusia dhe Gjeorgjia.

Leave a Reply