4 përballjet e ‘nxehta’ që mund t’i sjell shorti i Ligës së Kampionëve

Faza 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve mund të sjellë disa përballje të ‘nxehta’. Duke pasur parasysh se skuadra të mëdha si Real Madrid, Napoli, Çelzi, Dortmund dhe Atletiko Madrid, kanë përfunduar në vendet e dyta, kjo fazë mund të sjellë  përballje shumë interesante.

Një nga përballjet më të mëdha në 1/8 e finales mund të jetë ajo mes Juventusit dhe Real Madridit, ndërsa gjithashtu një përballje tejet interesante mund të jetë edhe ajo midis Çelzit dhe Barcelonës.

Dy sfida tjera për t’u mos u humbur, mund të jenë edhe ato midis Borusia Dortmundit dhe kampionëve në fuqi të Liverpullit, si dhe ajo midis Atletiko Madridit dhe Bajernit të Munihut.

Katër përballjet e mëdha që mund t’i sjellë 1/8 e finales:
Juventus – Real Madrid
Dortmund – Liverpull
Atl. Madrid – Bajern Munih
Çelzi – Barcelona

Leave a Reply