Juventusi bënë shoping në Londër te ish skuadra e Sarrit

Juventusi po mendon për merkaton e verës që në dhjetor. Kampionët e Italisë po vuajnë këtë sezon me një Inter që është në superformë.

Trajneri Mauricio Sarri nuk po i merr më të mirën ekipit, ndërsa ka filluar të mendojë për përforcimet e nevojshme.

Sarri i ka dhënë emrin e mbrojtësit të majtë Emerson. Lojtari i Chelseas pëlqehet nga tekniku italian që e njeh mirë. Ai ka punuar me të në Londër dhe i di shumë mirë cilësitë e tij.

Drejtori Fabio Paratici po punon për arritjen e një marrëveshjeje me 25-vjeçarin. Lajmi është bërë i ditur nga “Tuttosport”. Italiani ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon dhe startoi dhe në fitoren 2:1 ndaj Lille në Ligën e Kampionëve.

Serie A nuk është një kampionat i panjohur për të, pasi ka luajtur me Palermon para 5 vitesh, ndërsa ka veshur për 2 vite e gjysmë dhe fanellën e Romës. Emerson po luan sezonin e tij të tretë me blutë e Londrës dhe nuk është kthyer kurrë në titullar.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply