Liga Europa, mësohen çiftet e 1/16 së finales

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, tashmë është hedhur edhe shorti për ndeshjet e 1/16 së finales në kuadër të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian, Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Edhe në këtë fazë goglat sollën përballje mjaft interesante. Arsenali i Shkodran Mustafit dhe Granit Xhakës që ndodhet në një krizë të thellë do të ketë një kundërshtarë shumë të rëndë, pasi përballë do të kenë Olimpjakosin grek. Bazeli i Zhegrovës, Taulant Xhakës dhe Kemal Ademit do të luaj me APOEL Nikozia nga Qipro, ndërsa një përballje mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo midis Bajer Leverkusenit dhe Portos.

Paret rivale të 1/16 se finales në LIGA EUROPA

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 16 декември 2019 г.

Interi për kundërshtarë do të ketë bullgarët e Ludogorets, Ajntrahti i Frankfurtit do të përballet me Salzburgun, derisa Mançester Junajtedi do të luaj kundër Klub Bryzh.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales në Liga Europa në program janë me datë 12 mars të vitit 2020, ndërkohë ato kthyese një javë më vonë.

Finalja e madhe e Liga Europa është paraparë të zhvillohet me datë 27 maj në Gdansk në Polonisë.

Leave a Reply