Barcelona çdoherë fituese në përballjet për lidership me Realin

Dita e nesërme do të na dhurojë një ndër ndeshjet më interesante që njeh bota e futbollit vite me rradhë. Në “Kamp Nou”, Barcelona do të mirëpret Realin e Madridit, në një sfidë ku të dyja skuadrat futen me pikë të barabarta dhe me shpresë për të marrë lidershipin.

Gjatë shekullit të 21-të, shtatë herë ka ngjarë që këto dy skuadra të përballen në momente të ngjashme, me shansin për të marrë lidershipin nga njëra tjetra dhe në të gjitha këto ndeshje ishte Barcelona që dilte fituese.

Sipas formës dhe dëmtimeve të futbollistëve, shumë lehtë një gjë e tillë mund të përsëritet edhe këtë herë.

Skuadra e Zinedin Zidan ka mungesa të shumta në formacion, përfshirë këtu edhe super dyshen Hazard – Marselo.

Mbetet të shihet nëse historia do të vazhdojë të shkruhet në favor të Barcelonës.

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit nesër mbrëma në “Kamp Nou” starton në ora 20:00.

Leave a Reply