Lajme jo të mira për Ramosin, pas ndeshjes me Barcelonën

Kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos, mbrëmë nga “Kamp Nou” u largua me këmbën e lënduar, ndërsa informacionet e para që vijnë nga Spanja, thonë se i njëjti mund të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Atletik Bilbaos.

Mirëpo asgjë nuk është zyrtare, ashtu që në orët e ardhshme do të dihet në detaje për lëndimin e tij dhe do të konfirmohet se a do të jetë në gjendje të luaj në ndeshjen e ardhshme që do të jetë mjaftë e rëndësishme për shkak që Real Madridi vazhdon të ketë pikë të barabarta me Barcelonën.

Leave a Reply