E bujshme, Milani bëhet me pronar të rinj!

Milani mund të blihet nga firma e famshme e modës “Luis Vuitton”. Një gjë të tillë ka zbuluar avokati italian, Antonelo Martinez, i cili për “Telelombardia” ka thënë se disponon kopjen e kërkesës së presidentit të “Luis Vuiton”, Bernard Arnu, për të blerë aksionet e klubit “kuqezi” nga kompania “Eliot”.

Njëkohësisht, avokati shton se kjo kërkesë është bërë që në muajin nëntor.

“Unë disponoj një kopje autentike të dokumentit për kërkesën e ‘Luis Vuiton’ për të blerë Milanin. Ky dokument daton që prej muajit nëntor”, shprehet avokati italian Antonelo Martinez.

Kjo nuk është hera e parë që “Luis Vuiton” përmendet se dëshiron të bëhet pronarja e re e Milanit. Prej kohësh, është përmendur se klubi do t’i kalojë firmës së famshme franceze të prodhimit të veshjeve dhe aksesorëve të tjerë duke premtuar të sjellë në “San Siro” yjet Lionel Mesi e Kilian Mbape si dhe trajnerin Jurgen Klop.

Por, këto kanë mbetur thjesht spekulime që janë hedhur poshtë nga drejtuesit e Milanit, skuadër kjo që këtë fundjavë në “Serie A” pësoi disfatë 5:0 nga Atalanta, që njëherit ishte disfata më e rëndë në 21 vitet e fundit.

Leave a Reply