Debutuesit e Karadakut stinorin vjeshtorë e mbyllën në TOP3

Futsal Karadaku po zhvillon sezonin debutues në elitën e futsalit vendor, ndërsa falë paraqitjeve të mira dhe rezultateve të arritura, kjo skuadër stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 3-të, duke qenë pa dyshim befasia më e këndshme e edicionit 2019/2020, njofton “infOSport.mk”.

Nga gjithsej 11 ndeshje të zhvilluara, kjo skuadër arriti 7 fitore dhe 4 disfata, duke grumbulluar kështu plotë 21 pikë, dhe duke qenë në ndjekje të dy skuadrave të para në tabelë, Futsal Shkupit (31 pikë) dhe Ciko-s (28 pikë – 1 ndeshje më pak).

Në 11 ndeshje Futsal Karadaku ka shënuar 69 gola, apo 6.3 gola për ndeshje, ndërsa nga kjo skuadër vjen edhe golashënuesi më i mirë i stinorit vjeshtorë, Jasir Zekiri. Ky i fundit ka shënuar 31 gola, apo afërsisht 3 gola për ndeshje, duke lënë shumë mbrapa ndjekësit e tij më të afërt, që vijnë nga rradhët e Ciko-s.

Në rast se kjo skuadër vazhdon me këtë ritëm edhe gjatë stinorit pranveror, atëherë me shumë gjasa do të shkruajnë historinë, pasi që në sezonin debutues do të mund të futen në garën për titullin e kampionit, duke formuar TOP4-in.

Leave a Reply