Ish futbollistin e Pobedës e duan në Francë, Turqi dhe Itali

Kyrian Nvabueze ka shkëlqyer këtë sezon te skuadra e Laçit, për të cilën në 15 ndeshje kampionale ka arritur të shënojë 14 gola.

E gjithë kjo ka bërë që sulmuesi të tërheqë vëmendjen e skuadrave tjera, madje edhe jashtë Shqipërisë.

“Get French Football News” bënë të ditur se në tryezën e klubit kanë mbërritur dy oferta nga skuadrat e Ligës së dytë franceze, Le Mans dhe Sosho, ndërsa gjithashtu mësohet se një propozim vjen edhe nga skuadra italiane e Peskarës.

Megjithatë sipas të njëjtit burim, Nvabueze po mendon transferimin drejt Turqisë, ku gjithashtu disa skuadra të njohura po interesohen për shërbimet e nigerianit me pasaportë amerikane, i cili pjesë e Pobedës ishte nga gushti i vitit 2018-të, deri janarin e vitit 2019-të.

Me fanellën e skuadrës nga Prilepi, Nvabueze, në 14 ndeshje kishte realizuar 6 gola.

Leave a Reply