Gabigol i Interit edhe zyrtarisht shpallet më i mirë në Amerikën e Jugut

Sulmuesi i Flamengos, Gabriel Barbosa është shpallur si “Mbreti i Amerikës” në futboll. 23-vjeçari fitoi çmimin si lojtari më i mirë i vitit, duke marrë shumicën e votave të gazetarëve sportiv në Amerikën e Jugut, në anketën e organizuar nga gazeta e njohur uruguaiane, “El Pais”.

Barbosa u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar, në të cilin skuadra e tij, Flamengo u shpall kampion, ndërsa njëkohësisht fitoi edhe “Copa Libertadores”.

Gabigol i Interit edhe zyrtarisht shpallet më i mirë në Amerikën e Jugut23-vjeçari është në pronësi të Interit, ndërsa aktualisht luan si i huazuar me Flamengon

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 1 януари 2020 г.

“Gabigol” gjatë vitit 2019-të shënoi plotë 43 gola, duke u barazuar me Nejmar, i cili një shifër të tillë golash kishte shënuar gjatë sezoneve 2010 dhe 2012.
Gabigol shënoi në minutën e fundit golin e fitores në finalen e “Copa Libertadores” kundër River Plejt, duke e ndihmuar skuadrën e tij, Flamengon, që pas 38 vitesh të shpallet kampione e Amerikës së Jugut.

Gabriel ka shënuar 25 gola në kampionat dhe 9 në kuadër të “Copa Libertadores”. Ai nuk arriti që të regjistrohet në listën e golashënuesve në ndeshjen finale të Kupës së Botës për Klube kundër Liverpullit, në të cilën ndeshje skuadra e tij u mund dhe humbi mundësinë që të kurorëzohet edhe me një trofe, që shkoi në duart e skuadrës europiane.

Gabigol është në pronësi të Interit, teksa luajti në formë huazimi për Flamengon, drejtuesit e së cilës skuadër homologëve të tyre italian u kanë ofruar një shumë prej 16 milion euro për të blerë kartonin e tij.

Leave a Reply