Juventus po synon transferimin e Ikardit!

Skuadra kampione në fuqi e Italisë, Juventusi po përgatitet për një transferim senzacional. “Bardhezinjtë” janë duke punuar në transferimin e sulmuesit Mauro Ikardi, mirëpo vetëm pas përfundimit të sezonit aktual.

Drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici, ka provuar që ta blinte argjentinasin verën e kaluar, por ai kishte zgjedhur kalimin si huazim te Paris Sen Zhermeni, për të cilën skuadër në 18 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, ka shënuar 14 gola (9 në Ligue 1, 5 në Ligën e Kampionëve).

Falë këtyre paraqitjeve bindëse, Ikardi ka bindur drejtuesit e PSZH-së, që po mendojnë blerjen e kartonit të tij gjatë muajit mja, mirëpo në mes palëve ka edhe një klauzolë shtesë, sipas së cilës sulmuesi i Interit mund të zgjedh se me cilin klub dëshiron të bashkohet.

Nëse ai do të ishte Juventusi, me siguri se do të ishte një goditje e madhe për tifozët “zikaltër” dhe vetë Interin.

 

Leave a Reply