Italia fituese e turneut të solidaritetit në Tiranë

Italia ka fituar trofeun e solidaritetit që u zhvillua në “Air Albania”. Skuadra e veteranëve “axurrë”, e drejtuar nga ish trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhiani De Biasi, mposhti në finale ekipin e Greqisë, falë një autogoli të Ilia Kotsios. Më parë Italia kishte mposhtur Shqipërinë me penallti, pasi 30 minutat ishin mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1.

Greqia në krahun tjetër mposhti në gjysmëfinale ekipin e Turqisë. Një penallti vendosi ndeshjen. Karagunis nuk gaboi dhe siguroi finalen për skuadrën e tij. Më pas ndeshja me Italinë ishte tjetër histori dhe “Axurrët” triumfuan në ndeshjen e yjeve që u organizua nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mjetet e tubuara nga shitja e biletave në këtë ndeshje do shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që sa po lamë pas në Shqipëri.

Leave a Reply