Godet Korabi, transferon golashënuesin më të mirë të Konferencës së Perëndimit

Korabi vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Pas mbrojtësit Ismail Abdullahu dhe futbollistit ofenziv, Ersin Fetahi, dibranët gjatë ditës së sotme kanë prezantuar edhe përforcimin më të bujshëm, Emir Aliun.

Bëhet fjalë për një sulmues mjaft të spikatur, i cili gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën e Vardar Forinës realizoi 8 gola, duke udhëhequr listën e golashënuesve.

“Mund të ju informojë me kënaqësi se sot arritëm marrëveshje me sulmuesin më të spikatur të Ligës së Dytë – Perëndim, Emir Aliu. Ky përforcim tregon qartë ambiciet tona gjatë stinorit pranveror, mirëpo mund të ju them se neve nuk ndalemi këtu. Ditëve në vijim do të sjellim edhe dy përforcime të tjera, ndërsa gjithashtu së shpejti do të zgjidhim edhe çështjen e trajnerit. Kur jemi tek ky i fundit, për momentin mund të ju them vetëm se bëhet fjalë për një trajner me eksperiencë, i cili në të kaluarën ka udhëhequr edhe skuadra nga liga e parë, në mesin e të cilëve edhe Rabotniçkin” – tha ekskluzivisht për “infOSport.mk” numri një i Korabit, Habib Klloboçishta.

Korabi stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 8-të me 18-të pikë, po aq aq sa ka edhe Vardari i Forinës në pozitën e 7-të.

🔵⚪️ W E L C O M E 🔵⚪️

Публикувахте от K.F Korabi в Неделя, 12 януари 2020 г.

Leave a Reply