Rashica edhe vitin 2020 e nis me stil, gol në miqësoren ndaj Hanoverit (VIDEO)

Viti i ri, por Milot Rashica mbetet ai i vjetri. Super talenti kosovar edhe vitin 2020 e nisi me këmbë të mbarë, teksa sot në miqësoren ndaj Hanoverit arriti të shënojë gol në fitoren 3:1 të Verder Bremenit, njofton “infOSport.mk”.

Rashica golin e tij të parë në vitin 2020 e shënoi në minutën e 59-të, ndërsa dy golat tjerë për skuadrën nga Bremeni i realizoi 19-vjeçari Xhoshua Sargent gjatë pjesës së parë.

Ndryshe të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin futbollistët e Hanoverit, që shënuan me anë të Prib.

Rikujtojmë Rashica gjatë stinorit vjeshtorë me Verder Bremenin në 13 ndeshje ka shënuar 7 gola.

Leave a Reply