Bombë nga Tetova, KV Universiteti i Tetovës angazhon reprezentuesin kolumbian, Mina

Klubi Volejbollistik “Universiteti i Tetoves”, që garon në elitën e volejbollit vendor gjatë ditës së sotme ka shpërthyer edhe një bombë tjetër, shkruan “infOSport.mk”.

Pas transferimit të reprezentuesit kosovar Adriatik Berisha (erdhi nga Partizani i Shqipërisë), reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut, Riste Klopçevski (erdhi nga KV Vardar)dhe vazhdimit të bashkëpunimit me reprezentuesin tjetër, Darko Angelovski, ata kanë arritur që në rradhët e tyre të transferojnë edhe reprezentuesin e Kolumbisë, Ivan Andres Hurtado Mina.

Ky i fundit vjen nga ekipi Alfaisaly nga Arabia Saudite, teksa sezonin 2018/19 ishte pjesë e ekipit të Budvës të Malit Zi, me të cilët arriti që të shpallet kampion dhe njëherit fitues i kupës.

Mina kështu bëhet kolumbiani i parë që do të luaj në ligën e parë të volejbollit vendor.

Mirëpo si duket këtu nuk e kanë dhënë edhe fjalën e fundit drejtuesit e KV Universiteti i Tetovës, pasi ata kanë paralajmëruar edhe një tjetër reprezentues, i cili do të prezantohej ditëve në vijim.

Leave a Reply