
Gjatë ditës së sotme ekipi i Korabit startoi me përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa bashkë prezantuan edhe përforcimet e reja të konfirmuara deri më tani, njofton “infOSport.mk”.
Kështu në prani të Kryetarit, Habib Klloboçishta, u prezantuan futbollistët si Emir Aliu, i cili erdhi nga rradhët e Vardarit të Forinës, pastaj Ersin Fetahi që erdhi nga kampionati kosovar, nga ekipi i Flamurtarit të Prishtinës, si dhe qendërmbrojtësi Ylber Beqiri, i cili skuadrës dibrane iu bashkua nga rradhët e Renovës.
Korabi prezantoi 3 nga gjithsej 4 përforcimet e reja te merkatos se dimrit…⏭Emir ALIU (Vardar Forinë) ✅⏭Ersin FETAHI (Flamurtari Prishtinë – Kosovë)✅⏭Ylber BEQIRI (Renova) ✅
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 20 януари 2020 г.
Përforcimi i parë i kësaj merkatoje, Ismail Abdullahu, pritet të prezantohet gjatë ditës së nesërme.
Kujtojmë Korabi stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e 8-të me 18 pikë të tubuara.