Muhamed Ismaili dhe Basri Latifi flasin për turneun “Arsim Idrizi” (VIDEO)

Klubi i hendbollit Rinia këtë fundjavë organizon turneun e parë memorial të hendbollit “Arsim Idrizi”. Ky turne organizohet në nder dhe përkujtim të ish-hendbollistit Arsim Idrizi që vitin e kaluar humbi jetën pas një sëmundje të rëndë. Dy ditë para fillimit të turneut, organizatorët kanë zhvilluar edhe një konferencë për media, për të sqaruar në detaje organizimin e këtij turneu.

Muhamed Ismaili, trajner i KH Rinia

“Nënkuptohet, kjo është hera e parë e një turneu të tillë në sportin e hendbollit dhe mendoj se e kemi qëlluar turneun për hir të ndjerit Arsim Idrizi. Shpresojmë që kjo do të bëhet një traditë një turne tradicional, ku do të thërrasim ekipe edhe nga jashtë dhe ta ngritim hendbollin tek popullata jonë. Një festë, një përkujtim i të ndjerit Arsim Idrizi do të jetë një shoqërim një vëllazërim atë ditë kur do të kënaqemi së bashku ku do të njoftohemi që është qëllimi i këtij turneu”.

Organizatorët gjithashtu kanë menduar edhe për shpërblime ndaj ekipeve që do të jenë pjesëmarrëse në turneun e parë “Arsim Idrizi”.

Basri Latifi, kapiten i KH Rinia

“Megjithëse ky turne ka karakter edhe miqësor, nuk do të thotë se do të anashkalohen çmimet, pasi ka karakter edhe garues. Kemi dy ditë ndeshje, ku do të garohet edhe për vendin e tretë edhe për vendin e parë. Gjithashtu ekipi fitues do të jetë historik dhe i pari i këtij turneu memorial. Gjithsesi se kemi organizuar edhe çmime për vendet e para, medalje dhe mirënjohje që do të jepen për ekipet”

Në këtë turne do të marrin pjesë 4 ekipe si Vëllaznimi nga Gjakova, Trepça nga Mitrovica, Elbasani dhe nikoqirët Rinia. Hapja solemne dhe ndeshjet e para do të zhvillohen të shtunën, duke nisur nga ora 16:00 në palestrën “Enver Idrizi” në Çair, ndërsa ndeshjet finale luhen të dielën, që nisin nga ora 11:00./Shenja/

Të përkujtojmë të ndjerin Arsim Idrizi me turneun e hendbollit në fundjavë që do ta organizojë Klubi i hendbollit Rinia 🤾‍♂️Organizatorët zhvilluan konferencë për mediat, duke shpalosur detaje nga turneu ⬇️

Публикувахте от Sportmania в Четвъртък, 23 януари 2020 г.

Leave a Reply