Ronaldo i hakmerret Perezit, bind yllin “madrilen” ti bashkohet Juves!

Kristiano Ronaldo nuk e ka harruar aspak mënyrën sesi u soll presidenti Florentino Perez, kur portugezi u largua nga “Santiago Bernabeu”, dhe tani si duket ka vendosur që ti hakmerret në mënyrën e vetë.

Ronaldo dëshiron të shfrytëzojë momentin, ashtu që ka ftuar ish shokun e skuadrës, kapitenin Serhio Ramos, që ti bashkohet atij te Juventusi.

Emri i Ramos është shumë i përfolur kohën e fundit, pasi të njëjtit i përfundon kontrata gjatë verës me klubin “madrilen”, drejtuesit e së cilës skuadër i kanë ofruar atij një kontratë dy vjeçarë, gjë kjo që nuk ka kënaqur mbrojtësin spanjoll.

Serhio Ramos mësohet të ketë kërkuar një kontratë 3-vjeçare, e cila nuk do i përmbushet, kjo edhe për shkak moshës aktuale, 34-vjeç.

Mirëpo gjithë këtë situatë po e përcjellin e gjigandët italian, të cilët te Ronaldo shohin një ndihmë edhe më të madhe, për të bindur Ramosin që në verë të veshë fanellën “bardhezi”.

Kujtojmë përveç Juventusit, për Ramos po interesohet edhe PSZH-ja.

Leave a Reply