Milani i beson ende, në janar gati të transferojë Mesut Ozilin!

Skuadra gjigande italiane, Milani, beson se Mesut Ozil mund të luaj ende në nivele të larta, ashtu që ka vendosur ti jap një mundësi duke e transferuar atë gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm.

“Rossonerët” thuhet se kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e 32-vjeçarit, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit, Mikel Arteta.

Te Milani besojnë se Ozil mund ta ndihmojë skuadrën me eksperiencën dhe kualitetet që posedon.

“Topçinjtë” janë të gatshëm që ta lënë të lirë edhe në janar me kosto zero, pasiqë paga e turkut është 200.000 euro në javë.

Ozil është i gatshëm të pranojë pagë më të ulët në mënyrë që të transferohet në “San Siro” dhe sipas të gjitha gjasave në janar do të veshë fanellën e Milanit, ku për shok skuadre do të ketë bashkëpatriotin e tij, Hakan Çalhanogllu.

Leave a Reply