Iliçiç shënon një gol të çmendur ndaj Torinos (VIDEO)

Atalanta sonte ka shënuar fitoren më të thellë në “Serie A” gjatë këtij edicioni, duke mundur 7:0 ekipin e Torinos, njofton “infOSport.mk”.

Slloveni Josip Iliçiç realizoi “hat-trik”, ndërsa goli i tij që çmendi gjithë tifozët e pranishëm në stadium, por edhe para ekraneve, ndodhi në minutën e 53-të.

Njëri prej futbollistëve të Torinos preku topin me dorë në mesin e fushës, ndërsa arbitri akordoi ndërhyrje të palejuar, ndërsa slloveni Iliçiç pa menduar dy herë gjuajti fortë nga distanca, duke i shtangur të gjithë dhe duke shënuar një ndër golat më të bukur të javës, dhe ndoshta edhe të sezonit.

Falë “tripletës” së sontme Iliçiç këtë edicion numëron 13 gola të shënuar në 17 ndeshje, ndërsa Atalanta me 57 gola të shënuar në 21 ndeshje figuron të jetë skuadra më efikase në “Serie A”.

Leave a Reply