Ernest Gjoka sot festoi ditëlindjen e 50-të, ja surpriza e lojtarëve në mes të stërvitjes (VIDEO)

Futbollistët e Shkëndijës kanë surprizuar trajnerin e tyre, Ernest Gjoka, i cili sot festoi ditëlindjen e tij të 50-të.

Gjithçka dukej në normalitet, derisa Gjoka po shpjegonte ushtrimet për seancën stërvitore, ndërsa papritmas lojtarët i afrohen dhe e rrethojnë, duke e hedhur më pas në ajër dhe duke festuar bashkë.

👀#BTS Ernest Gjoka 🎉😁

Публикувахте от KF Shkëndija в Събота, 25 януари 2020 г.

E gjithë kjo dëshmon për atmosferën e mirë që po mbizotëron në kampin “kuqezi” nën drejtimin e Ernest Gjokës, me ardhjen e të cilit është rikthyer fryma e duhur në ekip.

Ne si stafi i “infOSport.mk” i urojmë dhe 100 vite të lumtura teknikut nga Tirana, i cili gjatë stinorit pranveror do të ketë një detyrë të vështirë që me Shkëndijën të anulojë 8 pikët epërsi të Vardarit dhe të rimbajë trofeun e titullit kampion në Tetovë.

Leave a Reply