FC Shkupi bënë goditje të dyfishtë, rikthen një ish futbollistë  

FC Shkupi dhe skuadra boshnjake e Çelik vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, teksa “infOSport.mk”, mëson se drejtuesit e skuadrës boshnjake skuadrës shkupjane do i huazojnë dy futbollistë.

Bëhet fjalë për Musa Keita dhe Armel Bradji Dakuri. Ky i fundit është një emër i njohur për tifozët e FC Shkupit, pasi mbante veshur fanellën e kësaj skuadre gjatë sezonit 2018/2019. Ai në atë periudhë kishte regjistruar plotë 28 ndeshje me skuadrën nga Çairi, duke regjistruar edhe dy asiste, mirëpo jo edhe ndonjë gol të shënuar.

Sa i përket Keitas, bëhet fjalë për një futbollistë mbrojtës, i cili ka edhe 3 paraqitje me Kombëtaren U20 të Malit.

Kujtojmë gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht nga rradhët e FC Shkupit u largua Basilio Ndong, i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Belgjikë te skuadra e Vesterlos.

Leave a Reply