Futsal “Euro 2022”, Shqipëria kualifikohet në “Elite Round” (VIDEO)

Për dallim nga Maqedonia, Kombëtarja e Shqipërisë në futsal ka arritur që të sigurojë një vend për në ndeshjet e “Elite Round”, përmes të cilave do të kërkojë një vend në Europianin e vitit 2022 në futsal, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Erind Resuli sonte në ndeshjen vendimtare të grupit paraeliminatorë “D” mundën nikoqirët e këtij grupi, Bullgarinë me rezultatin 4:1. Dy gola në këtë ndeshje për “kuqezinjtë” realizoi Halimi, ndërsa nga një gol shtuan edhe Karaja dhe Selmanaj.

Urime kombëtarja e futsal

Shumë i gëzuar nga rezultati i kombëtares së futsal, sonte në Bullgari dhe fitoren mëse të merituar me rezultatin 4-1. Vendi i parë në këtë raund kualifikues është fryt i punës disa vjeçare të trajnerit Resuli, stafit dhe djemve që dhuruan futboll te bukur deri në sekondën e fundit. Suksese në Elite Round dhe kualifikimin e arritur! #FutsalEURO2022 #ForcaShqipëria

Публикувахте от Armand Duka в Събота, 1 февруари 2020 г.

Ishte kjo fitorja e dytë për ekipin kombëtarë shqiptarë të futsalit, pas asaj (4:1) ndaj San Marinos, teksa ishin mundur minimalisht nga autsajderët e Andorrës (0:1).

Shqipëria si e para e grupit me 6 pikë siguroi drejtëpërdrejtë një vend për në fazën kryesore të eliminatoreve, teksa San Marino si e dyta e grupit do të luaj në balotazh.

Raundi paraeliminatorë për Euro 2022
Renditja tabelare – Grupi “D”
# Ekipi Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1 Shqipëria 3 2 0 1 8:3 6
2 San Marino 3 1 1 1 4:5 4
3 Bullgaria 3 1 1 1 4:6 4
4 Andorra 3 1 0 2 2:4 3

Leave a Reply