Futsal, Maqedonia humb duelin direkt ndaj Norvegjisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal nuk ka arritur që të sigurojë një vend për në ndeshjet e raundit kryesor të kualifikimeve për Euro 2022, njofton “infOSport.mk”. Të përzgjedhurit e trajnerit Vasko Skenderovski sonte në ndeshjen vendimtare ndaj Norvegjisë pësuan disfatë 1:2, ashtu që ndeshjet e raundit parakualifikues në kuadër të grupit “I” i mbyllën në pozitën e dytë me vetëm një fitore, edhe atë kundër Uells (1:0).

Gjithçka filloi mirë për përfaqësuesin e vendit në futsal, të cilët avansuan me golit e Krstevskit që në minutën e katërt, mirëpo gjërat ndryshuan në pjesën e dytë kur Norvegjia falë golave të shënuar nga Pedersen (22’) dhe Ragvak (37’), arriti që të përmbys rezultatin dhe të marrë fitoren e dëshiruar që atyre ju siguroi pozitën e parë në grup, transmeton “infOSport.mk”.

Ndërkohë Maqedonia për një vend në Euro 2022 do të duhet të luftojë përmes ndeshjeve të balotazhit, ndërsa shorti për këto ndeshje do të mbahet me 13 shkurt në Nion të Zvicrës.

Raundi paraeliminatorë për Euro 2022
Renditja tabelare – Grupi “I”
# Ekipi Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1 Norvegjia 2 2 0 0 9:3 6
2 Maqedonia 2 1 0 1 2:2 3
3 Uellsi 2 0 0 2 2:8 0

Leave a Reply