Gjasula i shënon Shalkes (VIDEO)

Klaus Gjasula ka tundur rrjetën për të dytën herë këtë sezon në elitën e futbollit gjerman. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka shënuar sot në përballjen që skuadra e tij Paderborn luajti me Shalke 4 në kuadër të javës së 21-të në Bundesligë.

Mesfushori shqitar u rikthye në fushën e lojës në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në ndeshjen e shkuar nuk ishte prezent për shkak kartonash.

Trajneri i Paderborn ka luajtur me nervat e “gladiatorit” shqiptar duke e lënë në stol për herë të parë këtë sezon. Por në minutën e 11 të takimit do të vinte edhe momenti i tij për të hyrë në fushë dhe të zërë vendin që i takon, ndërsa në të 81-tën Klaus Gjasula përmbush “hakmarrjen” e ëmbël ndaj vendimit të kreut të pankinës me golin e barazaimit.


GOLAT NGA NDESHJA SHALKE 04 – PADERBORN, NDIQENI KËTU.


Një top i ardhur nga goditja e këndit në drejtim të zonës shfrytëzohet mjaft bukur nga Gjasula, që me një gjuajtje të fortë me kokë e dërgon topin pas shpinës së portierit kundërshtar, duke barazuar në ato momente shifrat në 1:1, njëherit rezultat përfundimtarë i këtij takimi.

Ndryshe golin për ekipin e Shalke 04 e kishte realizuar turku Ahmed Kutuçu në minutën e 63-të.

Paderborni pavarësisht pikës së fituar mbetet në pozitën e fundit në Bundesligë me 16 pikë, derisa Shalke 04 me 35 pikë renditet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply