Enis Bardhi asiston në fitoren e Levantes

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka lënë pas vetes lëndimin që kishte dhe është rikthyer në formën e tij me skuadrën e Levantes. Bardhi ndeshjen e sotme përballë Leganesit e nisi nga minuta e parë, ndërsa shqiptari kontriboi në golin e parë, duke asistuar për Roçan. Levante ndeshjen e fitoi me rezultat 2:0, përderisa shkupjani luajti deri në fund të takimit.

Për Bardhin kjo ishte ndeshja e parë që e nis nga formacioni startues, pas asaj mungese të shkurtë që kishte për shkak të një dëmtimi të vogël.

Leave a Reply