“Bomberi” Besart Ibraimi kthehet në formën e vjetër

Shkëndija e Tetovës në gjysmësezonin pranveror përkundër 5 prurjeve të reja, duket se përforcimin më të madh do ta ketë nga rradhët e veta.

Në fakt duket se kthehet në formën e tij të vjetër ‘bomberi’ Besart Ibraimi.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut dhe tre herë resht “Këpuca e Artë” e LPFM-së shfaqi probleme me formën pas rikthimit nga operimi i ligamenteve, por tashmë forma e tij në ndeshjet kontrolluese të Shkëndijës në Antali paralajmëron kthimin e ‘Ibras’ së vjetër.

Numri ‘7’ i tetovarëve realizoi 3 gola në 4 ndeshje testuese, të gjithë nga loja aktive.

Fillimisht realizoi në fitoren 3:2 ndaj Seredit të Sllovakisë, pastaj shënoi në barazimin 3:3 me Randersin e Danimarkës, për të sjellë në fund golin e vetëm në fitoren 1:0 me Slovan Liberecin e Republikës Çeke.

Shifra për tu gëzuar stafi teknik dhe armata e madhe “kuqezi”, që tashmë mund të llogarisë në realizimet e bomberit kërçovarë.

Leave a Reply