Ivan Zamorano zbulon goditjen e bujshme të Interit gjatë verës!

Interi po bënë mirë këtë edicion në “Serie A”, teksa po vazhdon luftën e zjarrtë me Juventusin për pozitën e parë. “Zikaltërit” sonte do të zhvillojnë derbin e madh ndaj Milanit, ndërsa një fitore eventuale nga kjo përballje do të barazonte ata me pikë në renditje me “Zonjën e Vjetër”.

Megjithatë këto janë vetëm kalkulime, pasi një gjë të tillë do të mësojmë vetëm pas përfundimit të takimit në “San Siro”, ndërsa ish sulmuesi i skuadrës “zikaltër”, Ivan Zamorano ka zbuluar goditjen e bujshme, që Interi mund ta bëjë gjatë merkatos së verës.

Ish sulmuesi “neroaxurrë” është i bindur që Arturo Vidal i Barcelonës do të kalojë tek Interi në fund të sezonit. Ish-sulmuesi i njohur i Interit thekson për “Radio Cooperativa” se ka informacione të sigurta në lidhje me këtë çështje.

“Jam optimist mbi mundësin për t’i parë dy patriotët e mi, Vidal dhe Sançez, me fanellën ‘zikatër’. Kam informacione të privilegjuara dhe të sigurta. Nëse Sanchez do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm tek Interi, do të ketë shansin të luaje me një tjetër kilen. E dimë të gjithë se sa i rëndësishëm është Vidal për Conten. Interi do e tentojë edhe më fort në verë“, – theksoi Ivan Zamorano.

Kujtojmë Arturo Vidal ishte dëshirë e trajnerit Antonio Konte edhe gjatë merkatos së janarit, mirëpo në fund ky transferim dështoi dhe kiliani mbeti në “Kamp Nou”.

Leave a Reply