Emini flet në prag të super derbit gjilanas

Superliga e Kosovës sot dhuron derbin e madh të qytetit të Gjilanit, midis Dritës dhe Gjilanit, njofton “infOSport.mk”. Është kjo pa dyshim një ndër ndeshjet më të mëdha viteve të fundit në futbollin kosovar, ku i protagonistë tashmë kemi edhe futbollistë nga Maqedonia.

Te Drita e Gjilanit pritet që të luajnë portieri Darko Tofiloski, mbrojtësi Ardian Cuculi, mesfushri Bujamin Shabani si dhe futbollisti ofenziv Izair Emini. Pikërisht për këtë të fundit kjo ndeshje është më speciale, pasi përballë do të ketë djalin e tezës, Muhamed Useinin, një tjetër futbollistë nga Tetova që mbron ngjyrat e Gjilanit.

Megjithatë në ndeshje të këtilla në fushë flet vetëm profesionalizmi, ndërsa Emini në një prononcim për portalin tonë, tha se skuadra është e gatshme të jap shpirtin në terren për të marrë pikët e plota dhe për të festuar në fund bashkë me “intelektualët” fitoren.

“Na pret një ndeshje derbi kundër Gjilanit dhe mund të them se jemi përgatitur për këtë ndeshje për me dheënë më shumë se maksimumin, sepse e dimë mirë se çka na sjellë kjo fitore kundër rivalit direkt per titull. Ne në këtë ndeshje do të japim shpirtin për ata pikë që na duhen, por edhe për tifozët tanë ‘intelektualët’, sepse ata për këtë ndeshje jetojnë dhe do të bëjmë më të mirën për ti gëzuar ata edhe për me festu së bashku në fund të ndeshjes” – tha enkas për “infOSport.mk” futbollisti tetovar i Dritës, Izair Emini.

Derbi i Anamoravës që me shumë interes pritet edhe në Maqedoni, starton në ora 13:00.

Leave a Reply