Ernest Gjoka zbulon formacionin anti Ak.Pandev

Shkëndija pas pak do të zhvillojë ndeshjen e parë të stinorit pranveror kundër skuadrës së Akademia Pandev, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 19-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”.

Këtë ndeshje nga tabori i kampionëve po e presin me padurim, sidomos ata tifoz të flaktë “kuqezi”, që janë shumë kurioz të shohin edhe formacionin, me të cilin skuadra e tyre do të zbres në fushë.

Nga blerjet e reja, në formacionin startues janë vetëm mbrojtësi Jan Krivak dhe futbollisti ofenziv, Valon Ahmedi, ndërsa pjesa tjetër janë futbollistët standard që luanin edhe gjatë stinorit vjeshtorë.

Kështu sulmi do të udhëhiqet nga Besart Ibraimi, i ndihmuar në prapavi nga Ahmedi, teksa në krahë do të ndihmojnë Agim Ibraimi dhe Omar Imeri. Në mesfushë do të manevrojnë Armend Alimi dhe Enur Totre, ndërsa katërshja para portierit Zahov përbëhet nga Krivak dhe Çeshmexhiev në qendër si dhe Murati dhe Mici në krahë.

Ndeshja midis Akademia Pandevit dhe Shkëndijës në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë starton në ora 13:00.

Formacioni 💪🏻 #AKPSHKË

Публикувахте от KF Shkëndija в Неделя, 16 февруари 2020 г.

Leave a Reply