Shoku i skuadrës së Kumbullas dhe Rrahmanit i infektuar me “Covid-19”

Ka shkuar në 12-të numri i futbollistëve të infektuar me koronavirus në “Serie A”. I fundit që është prekur nga ky virus është bashkëlojtari i Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullas te Verona, Matija Dzakani.

24-vjeçari tashmë dita ditë qëndronte në vetë izolim, sidomos pas atij takimi të 8 marsit kundër Sampdorias, kur disa futbollistë të skuadrës nga Xhenoa kishin rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Të martën u bë e ditur se me “Covid-19” ishte prekur edhe Blas Matuidi i Juventusit, ndërsa ditë më parë te skuadra kampione e Italisë, pozitiv kishte rezultuar edhe Daniele Rugani, i cili tashmë po kurohet nga ky virus i përhapur në gjithë Botën, përfshirë edhe vendin tonë.

Nga klubet e “Serie A”, të infektuar me koronavirus ka edhe nga rradhët e Fiorentinës, edhe atë futbollistët si Dushan Vlahoviç, Patrik Kutrone dhe Herman Peseja.

Leave a Reply