Tronditet klubi i njohur spanjoll, konfirmon 15 anëtarë me koronavirus

Skuadra e Alaves ka konfirmuar që 15 anëtarët e stafit të tyre kanë testuar pozitivisht në testin e koronavirusit.

Lajmi vjen pasi klubi bask zbuloi të shtunën se dy anëtarë të stafit të tyre stërvitor kishin rezultuar pozitiv në test.

“Ka pasur 15 raste pozitive, tre prej të cilave janë nga skuadra e ekipit të parë të Deportivo Alaves dhe shtatë anëtarë të ekipit stërvitës”, thuhet në një deklaratë të klubit.

“Asnjë nga skuadra e Kirolbet Baskonia (skuadra e basketbollit të klubit) nuk ka testuar pozitiv. Ka qenë gjithashtu pesë punonjës të klubit që janë prekur”, konfirmuan nga  Alaves.

Leave a Reply