Koronavirusi i “kobshëm” për ish futbollistin e Çelzit!

Koronavirusi tashmë ka përfshirë pjesën më të madhe të botës, kështu duke shënuar një numër të madh viktimash.

Ligat më të mëdha evropiane janë pezulluar, kampionati turk vazhdon të luhet, mirëpo një gjë të tillë nuk po e pranon ish-futbollisti i Çelzit, Xhon Obi Mikel, i cili nuk ka pranuar të paraqitet në ndeshjen e fundit të Trabzonsporit.

“Në këtë moment epidemie botërorë,e mira është që të qëndrojmë me familjarët në shtëpi dhe të mos mendojmë për futboll. Nuk është një situatë normale”, – kishte shkruar Obi Mikel.

Pas këtij veprimi të nigerianit, ka ardhur edhe vendimi i bordit të klubit të cilët i kanë prishur kontratën futbollistit të tyre, edhe atë  14 muaj para përfundimit të saj.

Xhon Obi Mikel, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi te Çelzi (2006-2017), te Trabzonspori u transferua verën e vitit 2019-të, duke ardhur nga rradhët e Midëlzbrou, ndërsa vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij ndërkombëtare kishte luajtur edhe me FK Lyn në Norvegji dhe me TJ Teda në Kinë.

Obi Mikel me Trabzonsporin në Turqi zhvilloi gjithsej 22 ndeshje (19 kampionat dhe 3 në Kupë), mirëpo duke mos arritur të shënojë ndonjë gol.

Leave a Reply