E bujshme, Igli Tare pranë akordit me yllin e Liverpullit

Lacio ka ndërtuar një super skuadër këtë vit dhe nuk është aspak çudi që disa nga gjigantët e Europës të futen në garë për të rrëmbyer talentet, që Drejtori Sportiv, Igli Tare i ka zbuluar në kategoritë më të ulëta të Italisë dhe jashtë saj.

Barcelonës nuk i ka shpëtuar shkëlqimi i Luiz Felipes dhe ka shfaqur që tani interes konkret për yllin e mbrojtjes.

Në rast se Barcelona e kërkon, Felipe do e kishte shumë të vështirë të refuzonte dhe Lacio gjithashtu të ndalonte 22-vjeçarin.

Kështu, Tares nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të negociojë për çmimin e yllit të skuadrës së tij dhe më pas të gjejë një zëvendësues.

Ish-bomberi i kombëtares sonë nuk i lë gjërat për momentin e fundit dhe ka filluar që tani bisedimet për të sjellë një nga yjet e Liverpulit.

Dejan Lovren e ka humbur betejën e titullarit me Xho Gomez dhe këtë sezon është abonuar me stolin. Kontrata e kroatit skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe Liverpulli mund të pranojë ofertën e Lacios këtë verë dhe të përfitojë sa mundet nga 30-vjeçari.

Leave a Reply