Guardiola dhuron një milion euro në luftën kundër koronavirusit

Strategu u Mançester Sitit, Pep Guardiola ka dhuruar një milionë euro për të ndihmuar në blerjet e furnizimeve mjekësore në luftën kundër koronavirusit në shtëpinë e tij, në Kataluni.

Një deklaratë nga Kolegji i Mjekësisë në Barcelonë konfirmoi kontributin e trajnerit spanjoll në fushatën Angel Soler Daniel.

Dhurimi do të shkojë për blerjen dhe prodhimin e furnizimeve dhe pajisjeve mjekësore për të ndihmuar në trajtimin e Covid-19 në këtë zonë.

Pep Guardiola ka lindur në Kataluni, dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te kjo skuadër.

Në vitin 2008 ai mori drejtimin e kësaj skuadre, duke arritur suksese historike.

Leave a Reply