Napoli e kërkon bomberin e Lacios, Immobile, por…..

Napoli dëshiron të transferojë goleadorin e “Serie A”, Çiro Immobile, por bomberi bardhekaltër është i paprekshëm për presidentin e Lacios, Klaudio Lotito.

Numri 1 i Lacios e konsideron të pashitshëm sulmuesin e kombëtares italiane për të cilin drejtori sportiv, Igli Tare ka përgatitur një kontratë të re.

Aktualisht Immobile është nën kontratë me klubin kryeqytetas deri në verën e vitit 2023, por “lacialët” janë të gatshëm që sulmuesit të tyre 30-vjeçar ti ofrojnë një kontratë të re, që do e mbante atë në “Olimpiko” deri në vitin 2025.

Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë gjasat që Immobile ta mbyll karrierën te Lacio janë shumë të mëdha, duke pasur parasysh se në vitin 2025-të, Immobile do të bëhej 35-vjeçar.

Aktualisht Immobile përfiton 3,2 milionë euro plus bonuset në sezon por nga marrëveshja e re do të përfitojë 4 milionë euro në sezon plus bonuset.

 

Leave a Reply