Ernest Gjoka: Shkëndja ime beson ende te titulli

Trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka ka lënë Tetovën për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Tiranë, aty ku po qëndron i izoluar për shkak gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar me virusin Korona.

Trajneri me origjinë nga Tirana ka prekur tema të ndryshme në lidhjen direkte në emisonin “Fan Zone” në Supersport, teksa ka folur edhe për shanset e Shkëndijës, për titullin kampion.

“Që në krye të herës, kur shkova te Shkëndija, e kam gjetur me diferencë të madhe. Vazhdojmë të luftojmë, të kemi besim, përderisa jemi matematikisht në garë. Pavarësisht se në dy ndeshjet e fundit kemi bërë gabime që nuk na falen. Do të shpresojmë deri në fund, derisa matematika na e lejon. Jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe kemi një hapësirë të marrim trofe” – u shpreh Ernest Gjoka, i cili tha se kjo situatë e krijuar edhe në futbollin tonë vendor për shkak Koronavirusit do të ju shkaktojë probleme skuadrave në përgjithësi për të mbajtur formën fizike, pasi ende nuk dihet nëse mund të fillojë sërish kampionati.

“Do të jetë e vështirë për të marrë formën fizike, do të jetë ndërpreje e shkurtër apo e gjatë nuk dimë ta shpjegojmë. Mbajtja e skuadrës në formë është specifike, edhe pse kemi kontakt me futbollistët “online”, por nuk është e mjaftueshme. Eshtë e vështirë në anën psikologjike” – deklaroi Gjoka.

Kujtojmë Shkëndija pas 23 xhirove në LPFMV ka grumbulluar 35 pikë, duke u renditur në pozitën e tretë me 11 pikë më pak se lideri aktual, Vardari, teksa Sileksi me 36 pikë qëndron në mes dy skuadrave më të mira viteve të fundit në futbollin tonë vendor.

Leave a Reply