E bukur kjo, De Biasi po shkruan një libër për Shqipërinë!

Xhiani De Biasi është një emër shumë i njohur për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Nën drejtimin e strategut italian, Kombëtarja e Shqipërisë në vitin 2016-të realizoi ëndërrën “kuqezi”, duke qenë pjesë e Europianit në Francë.

Kjo bëri që trajneri italian  shumë shpejt te shqiptarët të shndërrohet në një person shumë të dashur, teksa bota mbarëshqiptare do ketë gjithmonë një respekt të veçantë për të, sidomos edhe me veprën e tij të fundit, një libër që po shkruan për historinë futbollistike me Shqipërinë.

Një gjë të tillë 63-vjeçari De Biasi ka pranuar për të përditshmen spanjolle, “Marca”, para së cilës ka zbuluar edhe akordin me një kombëtare të kontinentit të vjetër, por që koronavirusi bëri që gjithçka të mbetet pezull.

“Këto ditë po shkruaj historinë time futbollistike me Shqipërinë. Aktualisht ndodhem te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po e bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë”, – ka thënë De Biasi, i cili pjesë e Kombëtares së Shqipërisë ishte për 5 vite e gjysmë.

Së fundmi si trajner ai kishte drejtuar skuadrën spanjolle të Alaves, edhe atë në nëntorin e vitit 2017-të.

Leave a Reply