Çallandes flet për ndeshjen e shtyrë kundër Maqedonisë, ja vlerësimi i tij

Zvicerani Bernard Çallandes është duke bërë një punë shumë të mirë si trajner i përfaqësueses së Kosovës, ku po arrin rezultate shumë të mira, derisa synon kualifikimin për në Europianin e vitit të ardhshëm përmes Ligës së Kombeve.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për “Super Sport”, trajneri i “Dardanëve” është shprehur se pezullimi i futbollit dhe shtyrja e ndeshjes me Maqedoninë e Veriut është në të mirë të ekipit që ai drejton.

“Në fillim mendova se kjo ishte diçka e keqe për ne, por tani mendoj se është më mirë kështu. Në mars kishim shumë mungesa dhe çunat nuk kishin shumë minuta në ekipet e tyre. Mendoj se kjo ndërprerje do të na ndihmojë ne në përballjen me Maqedoninë. Nuk mendoj se na penalizon dhe nuk besoj që do na sjellë ndonjë problem te lojtarët. Nuk mendoj se kjo ndalesë do të na penalizojë ne” – ka thënë Çallandes.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë ishte paraparë të zhvillohet me 26 mars, mirëpo e njëjta më pas u shtye për me datë 4 qershor, teksa ende nuk është marrë një vendim përfundimtarë, edhe pse si opsion përmenden muajt shtator, tetor dhe nëntor, por edhe dhjetor.

Ndeshja e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës D të Kombeve do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Leave a Reply