E ardhmja e Xherdan Shaqirit larg Liverpullit

E ardhmja e Xherdan Shaiqirit duket larg skuadrës së Liverpullit. Së fundmi për gjendjen aktuale të Shaqirit ka folur edhe vëllau i tij dhe njëkohësisht menaxheri Erdin Shaqiri në një intervistë ekskluzive të dhënë për gazetarin Faton Polisi në koha.net. “Unë nuk mund të them asgjë konkrete, por është normale që pasi të rifillojë dhe më pas të përfundojë ky edicion në Premier League, do të ulemi me drejtuesit e Liverpoolit dhe do të bisedojmë për të ardhmen e Xherdanit”, ka thënë Erdini, duke mos anashkaluar një largim të mundshëm. Erdini ka folur edhe për ofertat dhe interesimet e klubeve tjera për Xherdan Shaiqirin.
“Për Xherdanin gjithmonë ka pasur interesim nga klube tjera. Ka pasur interesim konkret nga 2-3 edhe gjatë muajit janar, por besoj se edhe verës do të ketë oferta të shumta për të. Por, prioritet do të ketë Liverpooli me të cilin do të flasim për të ardhmen e Xherdanit”, ka përfunduar ai. Kujtojmë që Shaqiri te Liverpulli u transferua në vitin 2018, ndërsa kontratë aktuale ka deri në qershor të vitit 2023. Për mesfushorin kosovar interesim deri më tani kanë shfaqur skuadra të mëdha si Roma, Sevilja, Dortmundi, Fenerbahçe, Gallatasaraji, Uest Hemi, Njukaslli e Soutemptoni.

Leave a Reply