Katër vite nga pranimi i Kosovës në UEFA

3 maji është një datë e madhe për futbollin kosovar dhe vetë sportin e Kosovës, pasi që në datën e sotme katër vite më parë Kosova u bë anëtarja e 55-të e UEFA-s.

Në një ditë që kaloi me disa fjalime pro e kontra nga të pranishmit në Kongresin e 30 të UEFA-së, me numër minimal votash për pranim, Kosova e kaloi pengesën që hapi dyert e mëdha për futbollistët në institucionin kryesor të futbollit evropian, shkruan “GazetaSheshi”.

Në këtë ditë mbahet në mend fjalimi i jashtëzakonshëm i zyrtarit ligjor të UEFA-së Alasdair Bell.

Bell, zyrtari ligjor i UEFA-së, është njeriu, i cili me fjalimin e tij, arsyetoi se pse do të duhet të votohet Kosova për pranim në UEFA, përkundër Statutit që nuk pranon vendet që nuk janë anëtare të OKB-së.

“Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për t’i njohur shtetet, por shteteti njohin shtetet. Nëse nuk je anëtar i OKB nuk do të, thotë se nuk je shtet. Katër kriteret e të qenit shtetjanë përcaktimi i territorit, popullata, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshjeme të tjerët. Prandaj anëtarët e Kongresit do të vendosin vet nëse, Kosova e meriton të pranohet në UEFA apo jo”- ka thënë britaniku në fjalimin e tij para votimit për Kosovën

Ndërsa kreu i FFK-së Fadil Vokrri kishte falenderuar shkurt të pranishmit.

“Moment historik. Do të mbrojë vlerat e futbollit. Nuk ka ku në futboll. Futbolli do të bashkojë njerëzit. Ju falemnderit shumë të gjithëve,” – ka thënë Vokrri.

Kosova mori 28 vota PËR nga 54 delegatë të pranishëm, ndërsa, kundër saj votuan 24 shtete, e dy vota kanë qenë të parregullta.

Leave a Reply