Tifozët e klubit anglez kërkojnë largimin e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës

Tifozët e Shefilld Vendzi të pakënaqur me paraqitjet e sulmuesit kosovar, Atdhe Nuhiu, po kërkojnë largimin e tij nga “Hillsborough”.

Sulmuesi shtatëlartë kosovar me skuadrën angleze ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të këtij viti.

Tifozët e Shefilld Vendzi kanë kërkuar që të mos ti zgjatet kontrata, ashtu që gjasat janë të mëdha që 30 vjeçari në fund të këtij sezoni të largohet nga skuadra që garon në “Championship”.

Komentet lidhur me largimin e sulmuesit kosovar nga skuadra e tyre, tifozët e Shefilld Vendzi, i kanë bërë përmes një forumi të tyre.

Atdhe Nuhiu, i cili pjesë e Shefilld Vendzi është që nga viti 2013, kur erdhi nga skuadra austriake e Rapid Viena, këtë edicion në 30 ndeshje të zhvilluara në Championship ka shënuar vetëm 3 gola.

Ndryshe me fanellën e Shefilld Vendzi, Nuhiu numëron gjithsej 269 ndeshje, duke realizuar 47 gola dhe 26 asiste.

Leave a Reply