Krizë financiare ka kapluar edhe “Serie A”, 6 klube nuk kanë paguar futbollistët që nga janari

Plotë 6 klube nga “Serie A” nuk kanë paguar rrogat e futbollistëve të tyre që nga muaji janar, teksa bisedimet për uljen e pagave vazhdojnë ende.

Disa ekipe të këtij kampionati ranë dakord me futbollistët e tyre, që për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi, të pranohen reduktimet e pagave, por ka klube të tjera që ende janë në bisedime me futbollistët për të reduktuar pagat.

“La Repubblica” raporton ditën e sotme se janë 6 klube të “Serie A”, që nuk kanë paguar futbollistët e tyre që nga muaji janar dhe thuhet se nuk kanë ndërmend t’i paguajnë deri në qershor, duke përfituar nga situata e krijuar prej Koronavirusit.

Kjo pritet të kthehet në një luftë të vërtetë mes futbollistëve që kërkojnë pagat dhe klubeve të tyre. Po i njëjti burim nuk bënë të ditur se për cilat klube bëhet fjalë, dhe nëse këtë krizë po e pëson edhe ndonjëri prej futbollistëve shqiptarë që janë pjesë e “Serie A”.

Leave a Reply