Emini rezultoi pozitiv me “Covid 19”

Futbollisti tetovar Izair Emini është futbollisti i infektuar me “Covid-19” tek skuadra e Dritës. Një gjë të tillë ka konfirmuar edhe vetë Emini në një prononcim për “GazetaBlicSport”.

“Po është e vërtetë që jam prekur me Covid-19, dje kemi bërë testet që të shohim se a jemi pozitiv – apo negativ, ndërsa unë fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv. Unë nuk kam pasur asnjë shenjë nga ky virus që po flitet. Nuk kam pasur asnjë problem me fyt, me kollitje apo gjoks. Jam normal dhe shumë mirë”, tha fillimisht Emini.

Më pas Emini, pranoi se ai është vetizoluar në shtëpinë e tij, ku do të qëndrojë i mbyllur për 2 javë.

“Jam vetizoluar për 14 ditë, pasi kështu kam udhëzimet nga enti shëndetësor dhe nuk muj me lëviz shumë. Jam në shtëpi. Duhet të qëndrojë në shtëpi me një dhomë. Nuk kam pasur kontakte me ndonjë futbollistë, trajner apo akterë të futbollit, thjesht kam bërë stërvitjet individuale pa ndërprerë”, – vazhdoi ai.

Në fund, Emini zbuloi se do të testohet edhe njëherë ditën e nesërme.

“Jam shumë mirë, nuk e kuptoj si kam dalur pozitiv. Ndoshta mund të ketë ndonjë gabim në testim, prandaj do të testohem sërish nesër. Analizat i kam bërë në Shkup tek spitali “Sistina”, – ndërsa shumë shokë më kanë thënë që ky spital nuk është shumë i saktë”, përfundoi Emini.

Përveç Eminit, gjatë ditës së djeshme testit për “Covid 19” në spitalin privat “Sistina” në Shkup, iu nënshtruan edhe trajneri i skuadrës gjilanase, Ardian Nuhiu, portieri Darko Tofiloski, Ardian Cuculi, Lirim Mema dhe Bunjamin Shabani.

Leave a Reply