Mjeku i Lacios: Nëse Strakosha është pozitiv, unë jap dorëheqjen!      

Thomas Strakosha nuk është me Koronavirus, ashtu siç u raportua sot më herët. Një gjë të tillë fillimisht potencoi vëllai i Strakoshës, Dimitris, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe mjeku u Lacios, Ivo Pulçini.

Sipas tij, Strakosha është në gjendje perfekte dhe në rast se vërtetohet e kundërta, jep menjëherë dorëheqjen.

“Strakosha është në gjendje perfekte si të gjithë të tjerët. Nuk kam nevojë të betohem, dërgoni dikë. Jam gati të jap dorëheqjen nëse diçka nuk është e saktë. Lajmet e rreme nuk janë për njerëz seriozë. Dërgoni dikë nga Federata Italiane. Një person që bën deklarata pa dokumente dhe pa prova dhe shpik gjëra të pabaza është absurd. Ne dimë si ta menaxhojmë situatën. E rëndësishme në fillim është hidratimi, pastaj vjen nxehja, streçing dhe rritje graduale e ngarkesës stërvitore”, – u shpreh Pulcini për “Il Sussudario”.

Ndryshe ishte ish-futbollisti italian, Massimo Brambati, i cili gjatë ditës së djeshme kishte thënë se dëmtimi i Strakoshës kishte qenë mashtrim dhe se gardiani i Kombëtares shqiptare është i infektuar me Koronavirus, njëjtë sikurse edhe futbollisti i Milanit, Frenk Kesie.

Leave a Reply