Shkëndija ju rikthehet stërvitjeve

Pas një pauze prej dy muaj e gjysmë shkaku i pandemisë “COVID-19”, futbollistët e Shkëndijës janë rikthyer në ambientet e klubit duke kryer aktivitetet e tyre të para.

Pasi takimet dhe koordinimet mes Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, klubeve dhe autoriteteve përgjegjëse në vend të martën rezultuan me vendim që sezoni garues 2019/2020 të vazhdojë, “kuqezinjtë” menjëherë aktivizohen në terren duke nisur punën në klub për herë të parë pas ndërprerjes shkaku i koronavirusit.

Duke qenë se futbollistët kishin hyrë në muajin e tretë të pauzës kampionale dhe gjendjen e tyre fizike ndërkohë janë munduar ta mbajnë përmes stërvitjeve individuale, restarti paralelel me ekzaminimet mjekësore detyrimisht imponon testime fizike për vlerësim të gjendjes së tyre momentale.

Duke respektuar protokolin e përgatitur nga FFM dhe Instituti për Shëndet Publik, ditëve në vijim do të vazhdohet me përshtatjen e seancave stërvitore të ndarë në grupe më të vogla, duke kaluar gradualisht në punë grupore si parapërgatitje për vazhdimin e sezonit, që mendohet të ristartojë ndërmjet datave 14-21 qershor.

 

Leave a Reply